+386 49 103 000 info@eurotex-ks.com

PËR NE

Fabrika e tekstilit “Eurotex”, funksionon në kuadër të kompanisë “Agron Comerc” në Mitrovicë. Kjo fabrikë ka nisur punën në vitin 2004 pas privatizimit të “Trepqa confeksion”. Vullneti për të ecur përpara kishte qenë më i fuqishëm sesa sfidat e fillimit. Gjithqka kishte ecur mbarë dhe për një kohë relativisht të shkurtër sukseset nuk kishin munguar. Investimi në pajisjet me moderne dhe përgjegjësia e madhe në punë, kishte hapur rrugë fillimisht në tregun vendor e më vonë edhe në tregun e Shqipërisë. “Eurotexi”, punon vetëm me porosi dhe gjatë këtyre viteve nga duart e punëtorëve të kësaj fabrike janë punuar uniforma për policinë, zjarrfikësit, nxënësit, mjekët, pylltarët si dhe për institucione e organizata të tjera.

Imazhi i mirë që ka krijuar në Kosovë, i ka hapur rrugë edhe për tregun e Shqipërisë ku është duke performuar me sukses të plotë. Në kuadër të kësaj fabrike moderne, janë të angazhuar 50 punëtorë. “Eurotexi” është e certifikuar me ISO.